>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Filiz

Në mëshirën e fatit
larg vendit tim,
gjeta një tokë tjetër.

Sara…
filiz i shpresës,
në kët’ tokë të re lulëzove.

Në tranzicionin
mes dy kohëve,
spirancë m’u bëre ti!

Sara…
eko e gëzimit,
me ty çdo ditë është melodi!