>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Botë Paralele

E ngjizur me ëndrra
që s'mund të realizohen.
Ushqyer me frikëra
që s'mund t’i zbutësh.
Projektuar në një të ardhme
ku s'mund të shkosh.
Bllokuar nga pengesa
të pamundura t’i kalosh.
Pajisur me këmbë
që s'dinë të ecin.
E megjithatë vrapon
asgje s’te ndalon.
Në botën tënde paralele
ndihesh e fortë si shkëmb.
Në episodet ku jeton
e sheh veten rrezatuese!
Çdo ditë ndërron skenar
e role t’reja performon.
Vendos mbi to aq pasion
sa përfundon duke i besuar…