>
LETERSISHQIP

Trëndafilave S’i Ka Ardhur Koha

Përtej çdo parashikimi
t’u afrova,
e nga mburojat e rënda
shpirtin e çlirova.

Si gonxhe u çela
dhe vet’ u deha nga aroma,
nga erdhi gjith’ ai guxim
as vetë s’e kuptova.

Se jashtë është ende dimër
dhe unë për pak e harrova,
petalet prej mëndafshi do t’ngrihen,
trëndafilave s’i ka ardhur koha…