>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Ky Qiell Sonte

Sa qiell i pastër më mbulon sonte,
yjet shum’ afër po ndriçojn’,
saqë m’duket nëse e zgjas dorën,
njërin prej tyre do t'mund ta shtrëngoj.

Pastaj në duar do ta mbaj,
jo si t'ishte një trofe,
do t’marr pak jetë nga dritë e tij
e vetëm atëherë do t'mund ta le.