>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

A Keni Lexuar Ndonjëherë Zhgarravina?

A keni lexuar ndonjëherë zhgarravina?!
Shkronja, simbole, numra e shenja,
që gjithkund i gjejmë t’shënuara
e të shlyera si t’pavlera.

E kam fjalën për ato
që nga mendja lindin spontan,
ajo dorë që i shkruan,
po vetë dhe i vran…