>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Mysafire Në Prishtinë

Nga ballkoni i banesës
mbas teatrit kombëtar,
shikoj Prishtinën
e dëgjoj zërin e saj.

Nga kjo lartësi vërej përreth,
hedh shikimin sa më larg,
ai ndalet kur fillojn' kodrat,
që Prishtinës i shtrihen pergjat'.

Herë më duken si kurorë,
herë ngjasojnë me një gjerdan,
Hyjneshës i shkojnë aq bukur,
nurin më shumë ia shtojnë asaj.

Çdo herë më tërheqëse
bëhet ajo në sytë e mi,
dua ditët mos të shkojnë
e kjo kohë mos t'njeh kufi.