Elona Musaj
Është Natë
Është natë,
errësira me vellon e saj
ka fshehur gjithçka,
vetëm një dritë diku e harruar ndezur,
depërton nga dritarja
e terrin përgjys e ndan.
Nën shiritin e kësaj drite të zbehtë,
mbi një krevat me kornizë të hekurt,
gjysmë mbuluar, me këmbët përjashtë
prehet një trup as i gjallë, as i vdekur.
Duket i brishtë si drita që e përshkon,
duket i ndryshkur si krevati ku pushon,
por çuditërisht mendja i jeton,
thur ëndrra e bën plane,
gjendja aspak s'e ngadalëson…

Shënim autorësor:
Kjo poezi lindi në një nga momentet më të vështira të jetës sime, kur isha e kufizuar në lëvizje nga sëmundja. Gjatë asaj kohe, ndjeva se po projektohesha në gjyshen time të ndjerë, e cila kishte kaluar nëpër një paralizë të gjatë. Krevati me kornizën e ndryshkur u bë simboli i kësaj ndarjeje fizike, por edhe i forcës së pashuar të mendjes dhe ëndrrave që vazhdojnë të jetojnë, pavarësisht gjithçkaje.

Komente 0