Elona Musaj
Oazë Në Shkretëtirë
Në paqe jam,
s'ka gjë që s'shkon,
përveç kohës që ikën shpejt
asgjë tjetër s'më mundon.
S'ka më shkretëtirë brenda meje,
një oazë e bukur më freskon,
si mundem vallë me u largu
kur çdo qelizë e refuzon?
Zhurmën e çmendur të gjinkallave
ket' verë s'e përjetoj,
jashtë dëgjohen vetëm zogjtë
që aq ëmbel cicërojnë.
Flladi i lehtë që fryn ngadalë
duket si dorë që m'ledhaton,
a mos je vallë ti Prishtinë,
apo është veç iluzion?
s'ka gjë që s'shkon,
përveç kohës që ikën shpejt
asgjë tjetër s'më mundon.
S'ka më shkretëtirë brenda meje,
një oazë e bukur më freskon,
si mundem vallë me u largu
kur çdo qelizë e refuzon?
Zhurmën e çmendur të gjinkallave
ket' verë s'e përjetoj,
jashtë dëgjohen vetëm zogjtë
që aq ëmbel cicërojnë.
Flladi i lehtë që fryn ngadalë
duket si dorë që m'ledhaton,
a mos je vallë ti Prishtinë,
apo është veç iluzion?
Komente 0