Elona Musaj
Plazh Në Shtator
Dielli i shtatorit
lëkurën time prek,
butë, jo egër,
s'është shumë i nxehtë.
Grimcat e rërës
ngjitur në trupin tim,
ngjasojnë me të arit,
ngjyrës bronz i japin shkëlqim.
Këmbët prekin detin,
pak ftohtë m'duket n'fillim,
nuk stepem, thellë zhytem,
valët shuajnë çdo tundim.
E mahnitur si gjithmonë
nga gjithë kjo madhështi,
hapi krahët si t'isha flutur,
t'përqafoj kët' pafundësi.
lëkurën time prek,
butë, jo egër,
s'është shumë i nxehtë.
Grimcat e rërës
ngjitur në trupin tim,
ngjasojnë me të arit,
ngjyrës bronz i japin shkëlqim.
Këmbët prekin detin,
pak ftohtë m'duket n'fillim,
nuk stepem, thellë zhytem,
valët shuajnë çdo tundim.
E mahnitur si gjithmonë
nga gjithë kjo madhështi,
hapi krahët si t'isha flutur,
t'përqafoj kët' pafundësi.
Komente 0