>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Vetmi

Në vetmi
asgjë s'të ngroh,
vetëm e ngrys ditën
e prapë vetëm e fillon.

Dysheku i deformuar
bëhet si kufi,
t'shtyn gjatë natës
si të kishte mërzi.

Mbaje anën tënde
duket sikur t'thotë,
kjo anë është e vetmisë,
nuk mund ta zësh.

Edhe rrezet e diellit
që n'mëngjes të zgjojnë,
lozin me grimcat e pluhurit
dhe as nuk të shikojnë.

Çohesh, bëhesh gati
prapë ditës ia fillon,
edhe rrethuar nga njerëz,
ajo ndjenjë s'të lëshon...