>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Mjaft

Ndarje, hidhërim,
lot, prapë rikthim.
Syt' janë lodhur duke t'ndjekur,
fyti përpin veç zhgënjim.

Herë po shkoj, herë po qëndroj,
nervat krejt janë konsumuar.
Nga lëkundjet mend' po mirren,
s'mbetet forcë për të vazhduar...