>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Përjetësisht

Dashuria që ndjej për ty
nuk përfundon asnjëherë,
koha që kalon
i jep më shumë vlerë.

Ti jeton brenda meje
si kripa n'ujin e detit,
je si lëkura e trupit tim
që s'mund ta zhveshi prej vetit.

Kam vendosur të dashuroj
deri në përjetësi,
dhe kur t'mungon dëshira,
s'do t'përfundojmë unë dhe ti.