Emily Dickinson
Kam Një Mbret, I Cili Nuk Flet
Kam një Mbret, i cili nuk flet —
Kështu — në çudi — orët kaloj lehtë
tutje ditën duke shtyer —
Gjysmë e gëzuar kur është natë, dhe flej,
Nëse, lumturisht, nëpër ëndërr, të fishkëllej
Në sallonet, nga dita të mbyllur.
Dhe nëse e lumtur — kur vie mëngjesi —
Më duket sikur njëqind lodra
Të kenë mbështjellur palët e jastëkut tim
Dhe klithmat mbushin qiellin tim fëmijëror
Dhe zilet vazhdojnë të thërrasin "Victory"
Nga thatësira në shpirtin tim.
Dhe nëse jo e lumtur — Zogu i vogël
Mbrenda Pemishtes, nuk dëgjohet,
Dhe unë nuk lutem dot
"At, do të jenë të bëra" sot
Sepse vullneti im merr rrugë tjetër
Dhe kjo ishte thyerje betimi!