>
LETERSISHQIP
Emrije Krosi

Për Dashurinë Dhe Urrejtjen…!

Ç’më thua,
për heshtjen e "verbër",
dhe lavdinë e të shkuarës,
kur jehu i harresës,
në kravata burokatësh,
var faljen….
….urrejtja,
bredhon si lavire,
udhëve me të zeza kollagre,
në shelgjishten e kurvërimit të ri të orgjive,
pa "makeup " metaforash,
mbytur në duhmat frymëqelbur,
të mëshirës vejane!

Ne duhemi,
si dashnorë të kapëryrthyer,
drejt urretjes!
Kurrë s’ kemi dashur,
përveçse vetveten,
të dehur para pasqyrës marroke,
në gjykim për lëkurëfytyrën e ndërgjegjes, pyesim çuditshëm:
DUHEMI apo URREHEMI??!
EMITIRANË. 29.07.2019