Emrije Krosi
Përtej Dritës
Liria ime,
kalon në tejdritën time,
majëgishtave,
sepse dremitja përthyhet,
mbi qepallat e mía,
si një frymë fëshfëritëse,
në përtejburgun e Dritës,
e marrë ëndërra ime,
si njëqelizore përzhitet në afsh…!
I ngjyen thonjtë e zhultë,
në tejmanin e mjellmët të kujtesës,
(burgosen mendimet e mia),
si ushtri barbare heshtathyer në askund.
Përtejdritës,
errësira ngërdheshet!
kalon në tejdritën time,
majëgishtave,
sepse dremitja përthyhet,
mbi qepallat e mía,
si një frymë fëshfëritëse,
në përtejburgun e Dritës,
e marrë ëndërra ime,
si njëqelizore përzhitet në afsh…!
I ngjyen thonjtë e zhultë,
në tejmanin e mjellmët të kujtesës,
(burgosen mendimet e mia),
si ushtri barbare heshtathyer në askund.
Përtejdritës,
errësira ngërdheshet!