Emrije Krosi
Përtej Greminës Së Covid-19
Rrugët janë hije,
të mbushura,
me maska,
sytë notojnë në kaos,
pa prekje,
pa puthje,
pa përqafje,
anzat e kuqërremta të dherave, teposhtë honit,
një tufë dallëndyshesh,
glasojnë në folenë e vjetër,
të nënkresës së drunjtë,
ku një merimangë,
prek gjoksin kanceroz,
të murit,
ku hija e gruas,
me kandil,
nanuris,
djepin e vajit të mesnatës!
.
Mërmërima e muranës,
së përtejmurit,
shtriqte duart,
kur zonja X,
në ankthin e zhgjëndërrës,
pret burrin e saj të vonuar,
në shtratin martesor,
gropa e zjarrit,
kaçubelagur….
anohet krejt,
jashtë dritares,
ku thundra e një kali,
ofshan nëpër mugëtirë!
.
Përmbysen blafsemitë.
Rrungaja kometash.
Mjegullnaja nëntoke.
.
Gishtat e kameleonëve,
thyhen …thyhen,
më përtej gurgullimave të kohës, mjegullinat e amullta,
ku hënëzeza shpalon,
leshtrat e thinjura,
teksa varet në zgafellat e saj,
ujëzqufur,
stukur shtresave ranore,
Syri i Hyjit përgjon…
se Globi nuk bëzan,
por gjëmon në jermin e virusit,
teshtin,
kollitet,
struket,
nën mantelin e Qenësisë Supreme,
teksa lakon emrin: NJERI!
Oh, çmerimë tronditëse!
(Shenim: Tmerri i Covid-19, vazhdon, por bota e trembur ka harruar, të frymojë, të prekë, të përqafojë, vetëm duke pritur me sytë nga Qielli, vendimin e Fuqisë së Epërme, për të qenë përsëri të lirë, me ëndërra jo me zhgjëndërra të frikshme).
të mbushura,
me maska,
sytë notojnë në kaos,
pa prekje,
pa puthje,
pa përqafje,
anzat e kuqërremta të dherave, teposhtë honit,
një tufë dallëndyshesh,
glasojnë në folenë e vjetër,
të nënkresës së drunjtë,
ku një merimangë,
prek gjoksin kanceroz,
të murit,
ku hija e gruas,
me kandil,
nanuris,
djepin e vajit të mesnatës!
.
Mërmërima e muranës,
së përtejmurit,
shtriqte duart,
kur zonja X,
në ankthin e zhgjëndërrës,
pret burrin e saj të vonuar,
në shtratin martesor,
gropa e zjarrit,
kaçubelagur….
anohet krejt,
jashtë dritares,
ku thundra e një kali,
ofshan nëpër mugëtirë!
.
Përmbysen blafsemitë.
Rrungaja kometash.
Mjegullnaja nëntoke.
.
Gishtat e kameleonëve,
thyhen …thyhen,
më përtej gurgullimave të kohës, mjegullinat e amullta,
ku hënëzeza shpalon,
leshtrat e thinjura,
teksa varet në zgafellat e saj,
ujëzqufur,
stukur shtresave ranore,
Syri i Hyjit përgjon…
se Globi nuk bëzan,
por gjëmon në jermin e virusit,
teshtin,
kollitet,
struket,
nën mantelin e Qenësisë Supreme,
teksa lakon emrin: NJERI!
Oh, çmerimë tronditëse!
(Shenim: Tmerri i Covid-19, vazhdon, por bota e trembur ka harruar, të frymojë, të prekë, të përqafojë, vetëm duke pritur me sytë nga Qielli, vendimin e Fuqisë së Epërme, për të qenë përsëri të lirë, me ëndërra jo me zhgjëndërra të frikshme).