>
LETERSISHQIP
Erjola Kola

Vetmia (E Stolit)

E zhytyr në mendime, ecte si e dehur rrugëve.
Nuk e ndjente shiun që binte, nuk e ndjente mungesën e çadrës, nuk e ndjente që i ftohti
i paftuar i dimrit kishte pushtuar vjeshtën.
Instiktivisht mbështillet me shall, e përhumbet thellë në imazhet që vallëzonin në mendjen e saj.

Njerëz, vende, fjalë, momente, kujtime.
Po kujtime të një vjeshte të shkuar, larë me shi e mbuluar me gjethe. Një vjeshte të bukur,
të artë... një vjeshte të fortë që dimrin e mbjetoi, per t'i dhënë jetë një pranvere të
gjelbëruar, të stolisur me kurora lulesh shumë-ngjyrëshe.
Viti... -ka pranverën e rilindjes, ka verën e nxehtë, vjeshtën e artë dhe dimrin e acartë...
Edhe jeta e saj, edhe jeta jonë, si një vit me katër stinë, me katër pamje të ndryshme...
me përjetime të ndryshme... me njerëz të ndryshëm, protagonistë në to.
Thjeshtë kujtonte, vriste mendjen kush personazh kishte ngelur pas nëpër stinët e jetës së
saj dhe nuk e kishte ndjekur dot.
Kush nuk ishte më sot?
Buzëqeshi hidhur me kujtimin e mungesës së shumë njerëzve në të tashmen e saj.
Disa të ikur me dëshirë, disa me ''duhet'', e disa që iu ishte larguar ajo vetë.
Eh ky karuzeli jetës vazhdon të rrotullohet, e në të hipin e zbresin shumë protagonistë të
rinj.
Ata që duhet janë ende aty.
Buzëqeshi e qetë me mendimin se sa dashuri dhe ëmbëlsi e rrethonte, me idene e të mos
qënurit e vetme.
I buzëqeshi qiellit, diku në një kënd tjetër të tij, dikush po buzëqeshte për atë.
Diku atje larg, atje tej, dikush mendonte për atë gjithmonë.
Ajo nuk ishte vetëm, asnjëherë!

Vendosi trëndafilin e vyshkur në stolin e braktisur(që të mos ndjehej më i vetmuar).
Pëshpëriti, do të vijë pranvera sërish. Do të gumëzhijë parku sërish plot dashuri.
Do të çelin trëndafilat prapë dhe malli përqafimeve do të shuhet.