Ermira Tafciu
Arbri Mbete Arbër
Ikët larg atje në mërgim.
Pas zymtësisë së mjegullës së kohës së ligë .
Me kokën pas në të panjohurën Tokë.
Me amanetin e dheut:
Të kthimit një ditë.
Erërat ndryshuan disa herë.
E bashkë me to doke e zakone.
Jetojmë tashmë në një botë moderne.
Fjalët shembin mure e ndërtojnë ura .
Arbri mbetet Arbër.
sa mot këtu e andej.
Sado mes ndasohen oqeane.
Melodi e Flladeve
mesdhetare.
Si fustanellat
e trashëguara në shekuj.
E sofër e mbushur plot.
Ashtu si nanë ngop me ushqim përngahera .
Ah, Arbëri,
E bukura Shqipëri!
Të njoha mes ninullave të pazakonta .
Dashurisë së gurit në arkën mes qëndismave të veshjeve përrallore.
Të prek Tokën, Dheun e Iskanderit.
Që ma s' bukuri i këndoi De Rada.
Andërr e realizume e amanet i çuem n'vend....
Pas zymtësisë së mjegullës së kohës së ligë .
Me kokën pas në të panjohurën Tokë.
Me amanetin e dheut:
Të kthimit një ditë.
Erërat ndryshuan disa herë.
E bashkë me to doke e zakone.
Jetojmë tashmë në një botë moderne.
Fjalët shembin mure e ndërtojnë ura .
Arbri mbetet Arbër.
sa mot këtu e andej.
Sado mes ndasohen oqeane.
Melodi e Flladeve
mesdhetare.
Si fustanellat
e trashëguara në shekuj.
E sofër e mbushur plot.
Ashtu si nanë ngop me ushqim përngahera .
Ah, Arbëri,
E bukura Shqipëri!
Të njoha mes ninullave të pazakonta .
Dashurisë së gurit në arkën mes qëndismave të veshjeve përrallore.
Të prek Tokën, Dheun e Iskanderit.
Që ma s' bukuri i këndoi De Rada.
Andërr e realizume e amanet i çuem n'vend....
Më shumë nga Ermira Tafciu
Komente 0