Fanoda
Zog Në Kafaz
Letër dajës tim në burg 1981
Vetëm pse këndova më fute në kafaz,
ti o korb i zi, ti o matrapaz.
Gojën m’a ke mbyllur, krahët m’i ke prerë,
prapë do të fluturoj, sa t’dal nga kjo derë.
Nuk di kur është ditë, as kur ndriçon hëna,
derisa të dal a do t’më presë nëna?
Nuk di n’vendin tim a ka ardhë pranvera,
sepse unë këtu po shoh vetëm therra?
Jam zog Kosove, këngën e kam n’zemër
Jam pëllumb Lirie, Sokol jam me emër.
Gjithçka kot e keni ju korba të mjerë,
sepse këngën time e këndojnë zogj të tjerë.

E shkruar në vitin 1982-1983, në moshën 17 vjeçare, kushtuar dajës tim të burgosur gjatë demonstratave të 81-shes në Kosovë.