>
LETERSISHQIP
Gert Vlashi

Lumturi

Lumturi!Nje fjale e lehte dy rrokjesh,
Qe thjeshte shqiptojme per nje cast!
Por jetojme ne segmente njohjesh,
Ku lumturine ta njohesh s'ke rast!!

E kerkojme pareshtur dhe na humb,
Aty, ku asnjehere s'e gjetem me pare!
Te jesh i lumtur dashka mund,
Si nje buzeqeshje, pas shekujsh duke qare...

Na ka humbur Atlantida e shpirtit,
Ne epoken oqeanike te trishtimit.
Ti, nocion, qe more domethenien e mitit,
Ti, enderra e bukur e moszgjimit!!