>
LETERSISHQIP

Atdheu

Atdheu është zemra e gruas
Nëna që qau djalin,
Bashkëshortja që humbi burrin
Vajza e mbetur jetime pa at,
Motra që nuk u rrit me vëlla.
Atdheu është piskama e tokës,
Kushtrimi i luftës
Gjaku i të parëve.
Atdheu është puthja në ballë
Urata e pleqve bujarë.
Gjuha e mbrujtur në ar.
Atdheu është shpirti i burrit.
Që jetën ia fali me shpirt.
Që ia deshi britmën e kujën.
Në luftë, në paqe
Në errësirë e në dritë.
Atdheu është lutja në Zot.
Për lulet dhe qiellin pa re.
Për malet, për detin e tij.
Dhe një flamur që valëvitet
Krenarisht në përjetësi.

Më shumë nga Gladiola Busulla