>
LETERSISHQIP

Mi Jep Të Gjitha

Mi jep të gjitha
Pa kursim
Mi fal sytë
Buzën e qeshur
E shoh tek ti
Dhe djalërinë
Shoh edhe burrin
Tani, dalldisur
Mi fal të gjitha
Dhe kur të flak
E ti manar vjen
Kërkon frymë
Sikur e gjitha
Të është tretur
Troket shpirtit
Ngjallmë tani
Nga dashuria
Sa shumë kam frikë
Po ti s’do pak,
I do të gjitha
12 ALTERNATIVA
Kërkon frymë
Eh, pak nga pak
Ma përpin trupin
Me gjithë qeliza
Ajo të duhet?
Dhe nuk e di
Sa pak frymë
Tek unë ka mbetur
Unë robëresh
E vetmis sime
Në një frymë
Të vetmen
Rri e tretur...

Më shumë nga Greta Kadare