Halil Xani
Muzikë Për Vaj
Përditë në gazeta, reklamohen kaseta
T`ju them miq, disa s`më pëlqejnë hiq
Në ato të shkreta, faë vlere s`gjeta
Por vetëm shund, fundekrye kiç.
Mundohen të na mashtrojnë, se shqip këndojnë
E po ia nxjerrin bisht, me melodi serbisht
Turp s`iu vjen, as n`mend s`iu bjen
Se të huajën e kopjojnë, shqipen e shëmtojnë.
Paraja sot, për dikë është zot
Kërkon përditë, vetëm profit
-Nuk po rri kot, jam patriot
Thotë po punoj, po kontribuoj.
Ata s`po i shaj, vet kemi faj
Nuk po kursejmë, të gjitha po i blejmë
Kjo është për vaj, më vjen të qaj
Ato s`duhet t`i blejmë, duhet t`i thejmë.
T`ju them miq, disa s`më pëlqejnë hiq
Në ato të shkreta, faë vlere s`gjeta
Por vetëm shund, fundekrye kiç.
Mundohen të na mashtrojnë, se shqip këndojnë
E po ia nxjerrin bisht, me melodi serbisht
Turp s`iu vjen, as n`mend s`iu bjen
Se të huajën e kopjojnë, shqipen e shëmtojnë.
Paraja sot, për dikë është zot
Kërkon përditë, vetëm profit
-Nuk po rri kot, jam patriot
Thotë po punoj, po kontribuoj.
Ata s`po i shaj, vet kemi faj
Nuk po kursejmë, të gjitha po i blejmë
Kjo është për vaj, më vjen të qaj
Ato s`duhet t`i blejmë, duhet t`i thejmë.
Gusht, 1996
Më shumë nga Halil Xani
- Besën E Harruam
- Po Vjen Zonja Elizabet Ren
- Delegati Ynë
- Ec E Mos U Bën Nervoz
- Ec E Mos U Bën Nervoz (Nëntë Vite Pas)
- Qeni Ynë
- Deri Kur?
- Përditëshmëri Në Qytetin Tim
- Lum E Lum Po Bën Drenica E Djegur
- World Visioni Na Harroi
- Ninulë Bashkëkohore
- Epigrame
- Rrugët
- Rruga E Usaid-It
- (S)Ndërtohet Rruga Për Klinë
- Me Sy Tjetër
Komente 0