>
LETERSISHQIP
Hasan Qyqalla

Kohëbardhësi

…Gruaja e bukur të kënaq syrin, gruaja e mirë të kënaq zemrën.
E para është stoli, e dyta një thesar…Napoleoni

S’më befasojnë yjet
Kur shoh bebëzat e tua

Dritën hënës s’ia kam lakmi
Kur të puth në ballë
E faqën tënde ledhatoj.

Dita ikën, vjen një tjetër,
Sa shkel në prag buzëqeshja yte,
Krahët e hapura strehë
Ku lodhja shkrihet në prehje,
Se më pret ti e heshtura grua,
Mikpritëse si udhë e vjetër.

Ikën dita, vjen një tjetër,
Sa doja të kishim bashk edhe një jete tjeter….