Hasan Qyqalla
Lotët E Mësuesit
LOTËT E MËSUESIT
Një shtator ' i vitit shëmtak
Struk në skaj të tokës huaj
I pikën lotër Mësuesit plak
Zemrën djegur s'mund ta shuaj.
Ndoshta turpshëm e lash ditarin
Ndoshta ligshëm ua lashë maturën
Klasa ime m'peshon me arin
Ika, treta, ...të shpëtoj lëkurën.
Ndaj rri skuqur e pa tekst
Memoaret mbytën në lot
Mësues Dreni vënë n'kontest
Në një fshat s'ime botë.
Kolektivi më lut të ik...!
Lulëkuqet në kopsht prapë gjejnë rritë
Gjykoj veten :_unë mbeta i ligë
" Trimi vdes njëherë, i ligu për ditë".
Më falni lule të stinës së ikur
Më fal ti, o kopsht i ndritur
Më fal Milot, Ylfete e ti Afrim*
Do t'u ujis me lot e syrit t'fikur...
* M.Kryeziu, Ylfete Humolli e Afrim Prebreza, nxënës që u vranë mizorisht nga terrori serb!
Një shtator ' i vitit shëmtak
Struk në skaj të tokës huaj
I pikën lotër Mësuesit plak
Zemrën djegur s'mund ta shuaj.
Ndoshta turpshëm e lash ditarin
Ndoshta ligshëm ua lashë maturën
Klasa ime m'peshon me arin
Ika, treta, ...të shpëtoj lëkurën.
Ndaj rri skuqur e pa tekst
Memoaret mbytën në lot
Mësues Dreni vënë n'kontest
Në një fshat s'ime botë.
Kolektivi më lut të ik...!
Lulëkuqet në kopsht prapë gjejnë rritë
Gjykoj veten :_unë mbeta i ligë
" Trimi vdes njëherë, i ligu për ditë".
Më falni lule të stinës së ikur
Më fal ti, o kopsht i ndritur
Më fal Milot, Ylfete e ti Afrim*
Do t'u ujis me lot e syrit t'fikur...
* M.Kryeziu, Ylfete Humolli e Afrim Prebreza, nxënës që u vranë mizorisht nga terrori serb!
Komente 0