>
LETERSISHQIP
Hasan Qyqalla

E Njoh Veç Një Lule

E njoh veç një Lule që çelë në çdo stinë
e njoh veç një varg, këngë në violinë.

E njoh veç një Lule, në kopshtin e Edenit
filiz e njomë, petale e pergamenit...
mesditës së shenjtë, rrezoi rastësisht
nën qiellin e mugët, në polin e trishtë.

E njoh veç një Lule për qiell e për tokë
me aromën e shpirtit pijë gotën me lot
pikëllimi qaset, mbase si në përralla
me ngjyrën e dhimbjes, më vije n' ëndrra

Veç malet nuk teshën, mbase njerëzit posi
me brengën e hallit, e n' shpirt zjarrmi
me bebëza vrojtimi e breng n` urrejtje
siç saldohen shpirtrat e prehen në heshtje.

Nuk dijë se t' lëndova, me atë lot për dreq
pikturë mes reshë, mes vargjesh portret...
Lule në çdo muaj, melankoli ndër vite
të të them o gonxhe, të të quaj o mike.

E njoh veç një Lule, ç' vezullon atelienë
me ngjyrat e mallit, për mall shpirti çelë...