>
LETERSISHQIP
Hasan Qyqalla

Do Të Dashuroj...

Do të dashuroj dhe kur yjet fshihen
pas reve rënduar nga stina e lotëve
do të dashuroj dhe detet kur ngrihen
me vello të bardhë e tumane t’moteve.

Me shishe oksigjeni në katin përdhesë
në komë çdo çast përpëlitet jetëvdekja
dhe bota të digjet nga Dielli sakaq
syri buzëqeshur shkëndin dritëjeta...

do të dashuroj edhe ditën e vranët
dhe hëna kur harron t’shndris natën
do të dashuroj dhe si lule mbi në varrë
le të vdes pra bota të këndoj baladën...!