>
LETERSISHQIP
Hazret Mulgeci

Anonim

Sa vargje u bene?!
mbi to la shenje shpirti im...
pastaj poemat belbèzuan
Pér ty, e shtrenjtez-dedikim.

Shkrova per syté, buzèt, qafèn,
flokèt e bruzté, gjymtyrèt e tua
pèr eren tende, veset e panumerta
per pasionin-zjarr, qé me jepje mua.

Te gjitha keto, i kam shkruar
me kafshimet e mia mbi tenden lekurè...
i dehur lexoja pastaj,
hieroglife puthjesh qe shpikur i kisha une.

...Eh...!

Per ty isha poeti i adhuruar,
e ti, e èmbla muza ime.
Kur ti m'u largove tinezisht,
pena qau ne meditime.

Q'aheré, strofa te trishta shkruaj,
né mungesén tende, vargjet rendojne nje mal,
pikojne syté e éndrrès shira idhnaké,
ikjen e pathéne, jo kurre s'ta fal.

Dhe pse buza dridhet e vargu renkon,
e ndjenja jetime bredh nates pa hèné,
èshte vargu i fundit qe shkruar kam per ty,
e fundit brenge qe te kam thénè.

Ndoshta kurre s'do te shkruaj me vargje,
a ndoshta do te ik, eremit i pikelluar,
pena, mbase nga ankthet e mia do thyhet
e vargjet do mbeten te pambaruar.

E kur heshtjen tende komode,
librat e mi te ta plasin si qelq,
do akullosh si nje cope dèbore,
ne gjoks do ndjesh nje shtrengim te keq.

Fluturat e loteve qé vrapojné,
vargjet puthur do kené plot dritherim;
mbi flokét e trishtê nga vetmija,
si ortek do bjeré emri qe keqas vret:
"ANONIM"