>
LETERSISHQIP

Të Trishtën Këngë

I kam ndezur ditët, dhe fikur i kam
Siç fik pasi shpreh dëshiren, të bardhin qiri.
I kam përqafuar sekondat, lëshuar si kam,
Siç të kam mbuluar në puthje mbyturazi ty.

Kam ënderruar gjatë, por asnjehere një fund
Se fundi ç'ishte se kisha mësuar.
Të përfundojne dashurit në këtë jetë dhe mund
Të përhumbësh në një qiej t' trishtuar.

Ti ike, vetem një ''mirupafshim! " na ndau
Ku 'pamje' me s'do kish, e 'mirë' me s'do ndjenim.
N'sketerrje dhimbje shpirti qau
Këndon të trishtën këngë, që s'ia harron refrenin.

DËRGOI: