>
LETERSISHQIP
Hazret Mulgeci

Hotel Trishtimi

Sonte më zuri nata përjashta
Një stuhi e ftohte yjet në qiell ka zhdukur
Shiu i rendë akull ajsbergu
Thika dhimbje, thellë në shpirte më ka futur.

Me duhet një streh, më duhet një pëllëmbë vend
Të palos trupin tim, flet e pa shkruar romani.
Me duhet nje shtrat, nje vatërku te leshoj
Shpirtin tim, rrethuar me rrjet te shqyer peshkatari

Sonte më zuri nata perjashta
Në një vend më duhet të fle, se di se ku.
Shtrëngoj pak frym në gjoksin tim të zhveshur
Nise të vrapoj drejt një hoteli kuturu.

Në recepsion qëndronte vetmia, që më jep
Çelsat per te hapur nje porte të pa qënë.
Ne "Hotel Trishtimi" sonte do të kaloj naten
Rrethuar me mure heshtje, syte do t'me flenë.

Vitet mund të ikin me nxitimin e një kali të trembur
E shumë vite të shkelen më patkoj harrimi
Por ka caste që nuk shuhen në jetë
Siç ishte nata e kaluar në "Hotel Trishtimi"