>
LETERSISHQIP
Horgito Hoxha

Ajo Nënë

Sot në rrugët e humbura të fshatit,
takova një nënë.
Hyjnore ish, perëndeshë e fatit,
me zemrën e plasur, të ngrënë.

Sytë i kish të qepur, por qante.
Eh, thashë dhe ika.
Nënat nuk qajnë me sy,
qajnë me shpirtrat.