Hyqmet Hasko
Mosha E Pjekur E Burrit
Tani kam moshën e pjekur të burrit,
Mundohem mos përplasem me cepat e gurit,
por ç’e do shpirti im i varfër më mbeti
se një mike të mirë për zemrën s'gjeti.
Shpesh më shqetëson varfëria e fjalëve,
që s’di të bëj për vete një dashuri.
Kur shikoj një mike, vërshëllej pas gardheve,
fjalë të ëmbla dhe joshëse t’i them nuk di.
Unë kurrë s’mund ta mësoj stilistikën e fjalëve,
nuk shtirem si i mençur të them fjalë të mëdha,
me një puthje prej burri dashurisë i jap dritën,
dhe bëj të gjitha përpjekjet ta pushtoj këtë kala.