Hyqmet Hasko
Nënë, Emër Që Pushton Globin
Është e pakët dashuria në tokën ku jetojmë,
S’ka peshën e duhur fjala, kur shprehemi për ty,
Të dua nëna ime, por këto fjalë nuk mjaftojnë,
I treta gjithë ndjenjat dhe më mbeti jotja dashuri.
Kur ti fjalën nxjerr, ajo ka bekimin e zotit,
Para saj fjalët e tjera nuk kanë kuptim.
Nënë, emri yt që ka pushtuar gjithë globin,
Ngulur në rrënjët e jetës ka madhështinë.
Na mbërthen shpesh një shqetësim,
O nënë, je e vetmja, dashuri e arrirë,
Për gjithë të lindurit je i vetmi sublim
Që ti bën në emër të jetës me dëshirë.
Ti je buzëqeshja e madhe që sjell gëzim,
Në shpirtin tonë, më e shtrenjta dashuri,
Kush thotë: "Nënë" ka tërë gjithësinë,
Sepse te çdo fjalë jotja, lumturia rri.
Në çdo moshë të jetës për ty jemi fëmijë,
Në çdo frymëmarrje tonën, jotja frymon,
Në çdo pulsim zemre, je brenda dhe ti,
Shqetësim i shqetësimeve, që s’pushon.
Kur themi, "Nënë" gjithë kohërat mbajnë vesh,
Të gjithë detet, oqeanet, dallgët pushojnë.
Nënë, ti je dielli që përherë buzëqesh,
Je mbretëria, ku ne fëmijët mbretërojmë.