Iliriana Sulkuqi
"Zinxhiri" I Unazave...
Unazë,
kordoni rreth fytit, që në lindje...
Unazë nëpër rritje, unazë...
Unazë,
në gishtin e katërt të unazës
si pranga pa fjalë...
Unazë dhe irisi i syve, unazë.
Një varëse rreth gushës - unazë,
Unazë the rripi në mes...
Si "vath në vesh", unazat e vëthëve...
Gjithë cikli i jetës - Unazë.
Unazë sumbullat e lotëve
nga dashuritë që udhëtojnë
në ikje pa rrethimin e unazave…
Unazë -
rretheqarkja e lugës
në Trahananë e Zyko Kamberit
që ende na mbeti si ngopje,
në ciklin e tretjes...
edhe malli në mërgime rreth botës-unazë…
Unazë - Perimetri i një tryeze
ku politika riciklohet
që kur lindi Fjala,
në folëtoret e rrumbullakta,
nga kolltuqet e rënda,
ku ëndrrat u futën në pranga unazash…
…
Si ta shpëtojmë Shpirtin nga unazat…?
Iliriana - dje për nesër...
Brooklyn, NY
kordoni rreth fytit, që në lindje...
Unazë nëpër rritje, unazë...
Unazë,
në gishtin e katërt të unazës
si pranga pa fjalë...
Unazë dhe irisi i syve, unazë.
Një varëse rreth gushës - unazë,
Unazë the rripi në mes...
Si "vath në vesh", unazat e vëthëve...
Gjithë cikli i jetës - Unazë.
Unazë sumbullat e lotëve
nga dashuritë që udhëtojnë
në ikje pa rrethimin e unazave…
Unazë -
rretheqarkja e lugës
në Trahananë e Zyko Kamberit
që ende na mbeti si ngopje,
në ciklin e tretjes...
edhe malli në mërgime rreth botës-unazë…
Unazë - Perimetri i një tryeze
ku politika riciklohet
që kur lindi Fjala,
në folëtoret e rrumbullakta,
nga kolltuqet e rënda,
ku ëndrrat u futën në pranga unazash…
…
Si ta shpëtojmë Shpirtin nga unazat…?
Iliriana - dje për nesër...
Brooklyn, NY