>
LETERSISHQIP
Imer Raçi

Paranoja

Lule e akullt,
në verën e nxehtë,
u afrova ta këpusja,
Ajo u shkri e u tret.

Lulja humbi,
la një shkrim të ngrirë,
i drejtova sytë ta lexoja,
ajo ishte shkrirë.

Mu aty,
doli një fotografi,
u orientova ta shikoja,
humbi,
më mbeti paranoja.

Ëndërra ime,
nuk ishte kot,
identifikimi i karaktereve,
i pamundur sot.