Ismail Kadare
Embetha
Embetha ne shqip do te thote "bjeruni".
Nga kaosi i germadhave
Qe koha pas la,
U ngrit e na erdhi
Kjo fjale: embetha.
Si zog krahedjegur
Qe mes shekujve ik,
Rendi ajo siper luftrave
Perms territ armik.
Midis fjalesh latine
Midis frazash turqisht,
Erdh kjo fjale e pergjakur
Ky sgalem mes stuhish.
Kohen tone e arriti
Dhe gje tjeter s’tha
Dhe gje tjeter s’diti
Veç: embetha.
S’ish korbi i Edgar Poes
Qe nje grua vajtoi.
Vdekje dhjetera mijesh
Kjo fjale lajmeroi.
Embetha, si kembane
E perjeteshme ra.
Per armiqte ka atdheu
Veç nje fjale: embetha.
Nga kaosi i germadhave
Qe koha pas la,
U ngrit e na erdhi
Kjo fjale: embetha.
Si zog krahedjegur
Qe mes shekujve ik,
Rendi ajo siper luftrave
Perms territ armik.
Midis fjalesh latine
Midis frazash turqisht,
Erdh kjo fjale e pergjakur
Ky sgalem mes stuhish.
Kohen tone e arriti
Dhe gje tjeter s’tha
Dhe gje tjeter s’diti
Veç: embetha.
S’ish korbi i Edgar Poes
Qe nje grua vajtoi.
Vdekje dhjetera mijesh
Kjo fjale lajmeroi.
Embetha, si kembane
E perjeteshme ra.
Per armiqte ka atdheu
Veç nje fjale: embetha.
Më shumë nga Ismail Kadare
- Te Huaj Jemi
- Ti Ishe Për Mua
- Tetor
- Ti Dhe Hëna
- Pushtimi I Cekosllovakise
- Nje Vajze
- Dalja E Shqiperise Nga Traktati I Varshaves
- Fjalimi I Enver Hoxhës Më 3 Tetor 1974
- Kercenimi
- Paralele
- Vendet E Shkombetarizuara
- E Pamundura
- Marshimi I Ushtrise Osmane Ne Shqiperi
- Nate Ne Helsinki
- Piramida E Keopsit
- Ne Romen E Mesnates
Komente 0