Jeton Kelmendi
Jeta Jeton Në Mua
Tani që më erdhi në mendje
është koha ta them me fjalë
e prisja që herët
më të mirin moment
po ja që tash më erdhi
ta them
jeta jeton rebelueshëm në mua
e unë paqësor e i urtë
çuditshëm dhe se di pse!
Para kuptimit, para mendimeve
atje shikon stina. Shikon moti
sikur të mos e kisha një dëshirë
të madhe
do t’ia mësoja vetës
mos me dashtë shumë
ose me dëshirua më ndryshe
e krejt kjo të kishte formulë
do ta formuloja
prej fillimit
do të shkoj unë të mendimet e mëdha
por ato do më thonë
jeta jeton në ne
prandaj mendoje mire jetën
në cilën ditë
cilën datë dhe orë
kemi mbërritur këtu
teksa nuk po e shijojmë
at vetën tonë të kërkuar që moti
na kërkojnë të tjerë
edhe ne i kërkojmë,
se si, kush s’e gjene pak vete në tjetrin
na ka marrë, vërshuar çudia
kur koha i ndez motorët e jetës
shihet e shkuara hileqare
tek fshihet pas majës së kujtesës
Aah bre, sa duhet nganjëherë harresa
porosia ime për ty
nuk plaket
edhe pse ti po rritesh
e unë po plakem
gjithçka ecën tutje
Nisu pra, mos humb kohë.
është koha ta them me fjalë
e prisja që herët
më të mirin moment
po ja që tash më erdhi
ta them
jeta jeton rebelueshëm në mua
e unë paqësor e i urtë
çuditshëm dhe se di pse!
Para kuptimit, para mendimeve
atje shikon stina. Shikon moti
sikur të mos e kisha një dëshirë
të madhe
do t’ia mësoja vetës
mos me dashtë shumë
ose me dëshirua më ndryshe
e krejt kjo të kishte formulë
do ta formuloja
prej fillimit
do të shkoj unë të mendimet e mëdha
por ato do më thonë
jeta jeton në ne
prandaj mendoje mire jetën
në cilën ditë
cilën datë dhe orë
kemi mbërritur këtu
teksa nuk po e shijojmë
at vetën tonë të kërkuar që moti
na kërkojnë të tjerë
edhe ne i kërkojmë,
se si, kush s’e gjene pak vete në tjetrin
na ka marrë, vërshuar çudia
kur koha i ndez motorët e jetës
shihet e shkuara hileqare
tek fshihet pas majës së kujtesës
Aah bre, sa duhet nganjëherë harresa
porosia ime për ty
nuk plaket
edhe pse ti po rritesh
e unë po plakem
gjithçka ecën tutje
Nisu pra, mos humb kohë.
Kopr, Slloveni, me 27. Prill 2019
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Gjurmëve Të Jetës
- Jeta Në Harrim
- Pafundësisht Shtrihet Në Kohë Jeta
- Nuk Dilet Në Një Kohë Tjetër
- Mbaje Veten Në Kohë
- Poezi
- Poezia Që Nuk Deshi Të Shkruhet
- Të Jesh Njeri
- Dilë Prej Vetës, Emigro
- U Ula Në Fund Të Vetëvetës
- Nuk Është Larg Secila Largësi
- Pas Çdo Gjëje Mbaje Mend Harresën
- Nga E Ka Origjinën Dashuria
- Mjafton Që Jam Diku
- Në Shtëpinë E Shpirtit
- Atdheu Im Ka Një Zakon Të Keq
Komente 0