Jeton Kelmendi
Mjafton Që Jam Diku
Jam diku, jetoj disi
tejmatanë pikës së kujtesës
në fjalinë e pafolur të durimit
banoj diku
në fund të vetvetes, atje poshtë
nëse më njeh kuptimi,
jam i lumtur
e gjej vetën
brenda hidhërimit tim të lodhur,
aty ku se kisha pare
as në ëndërr,
e pash kohën më rrëshqiste nga
duart
dhe u binda
se mungesa ime nuk ekziston
andaj kah do që po kërkoj
a jam diku
nuk kam më dilema,
e di se gjurmët i more
me vete
dhe se nuk kam pyetje, ku
mjafton që më bije
emri yt ndërmend.
tejmatanë pikës së kujtesës
në fjalinë e pafolur të durimit
banoj diku
në fund të vetvetes, atje poshtë
nëse më njeh kuptimi,
jam i lumtur
e gjej vetën
brenda hidhërimit tim të lodhur,
aty ku se kisha pare
as në ëndërr,
e pash kohën më rrëshqiste nga
duart
dhe u binda
se mungesa ime nuk ekziston
andaj kah do që po kërkoj
a jam diku
nuk kam më dilema,
e di se gjurmët i more
me vete
dhe se nuk kam pyetje, ku
mjafton që më bije
emri yt ndërmend.
Taranto, 4 Tetor 2019
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Nuk Dilet Në Një Kohë Tjetër
- Mbaje Veten Në Kohë
- Të Jesh Njeri
- Dilë Prej Vetës, Emigro
- Nga E Ka Origjinën Dashuria
- Pas Çdo Gjëje Mbaje Mend Harresën
- U Ula Në Fund Të Vetëvetës
- Nuk Është Larg Secila Largësi
- U Ula Në Fillim Të Vetëvetës
- Po Të Pres
- Atdheu Im Ka Një Zakon Të Keq
- Do Të Të Them Diçka
- Portret Liriku Në Lirinë E Tij
- Vitet I Bart Me Shpinë
- Loja E Paluajtur
- Në Shtëpinë E Shpirtit
Komente 0