Jeton Kelmendi
Portret Liriku Në Lirinë E Tij
Na e mësoj fjalën e gurit dhe shkoj, u bë vetë
Guri që mbanë planetin e fjalës
për Azem Shkrelin.
Për sot e pata lënë
me shkua të kroi i ëndrrës
ujë me i pru etjes,
Lirinë m’ia rritë imagjinatës
deri sa të mundem të imagjinoj
mirë e më mirë
për dashuritë e këtij vendi
kohë dramatike
janë ditët tona në këto skena jete,
për fat, m’u kujtuan
mendimi, shkronja e fjala
poeti që e di një fjalë prej guri
dhe kurë e ke një fjalë të tillë
mundesh me ua thye drynin
tanë heshtjeve,
me i bë të flasin krejt
të pagojët
thjeshtë m’u kuptua lojët e jetës,
se jeta ka shumë lojë.
Nëse një ditë
kam mundur ta duroj
motin e ligë të një hidhërimi,
shkuarjen e një poeti
ku s’kthehet më
Atdheun sot e kam
një atdhe të çuditshëm pa shpresa
pa parashikime të mëdha
dhe shpesh përpiqem ti mashtroj
skeptikët,
së bëhet mirë, liria ka nis
m’u kthye mbarë
në fakt
me të gjithë disi ja bëjë,
pos me vetën
më ka qëlluar një vetvete
kryeneçe
as s’bindet
as s’dorëzohet
kjo vetja ime sipas qejfit të te tjerëve.
Karvanit të Bardhë
po i sillen përreth do zezona
lumi ti poet
me vakt more dhimbjet e Arbërisë
e shkove
nuk na hidhërove
as nuk të hidhëruam
sot lirinë ta stërkeqem
vendin po ta mallkojmë
o sa mirë që nuk na sheh,
nuk na dëgjon te të shajmë,
as hatri nuk do të ngelet
nuk na hidhërohesh kurrë ma.
Mos të paftë syri i keq
i Evës
sa bukur kapërceve ujin e madh,
pa u lagur
dole në at anë
i pastër, i pa pikë njolle, kthjelltë
si loti,
ashtu si shkrelët tu, në maje të kujtesës.
Dyl Mehmetin
po ta gjykojnë, po ta padisin edhe Gjergjin
edhe Nënë Terezën
o Azem Shkreli,
a kësaj lirie i pate shkruar ti a;
Rri atje në qiell, ku je
me urtakët tu:
Aliun, Dinin, Ibrahimin
Bajramin, Fehmiun, Latif Berishen,
Pashkun dhe profesor Antonin,
këndej nuk po flitet mire
për të nesërmen e një zhgjëndrre.
Tani që je bërë vet Guri i madh i fjalës
mbaje mbi supe
edhe një mijë vjet
kuptimin e kremtes së harruar
lirinë tënde të idealizuar,
lidhi, të gjitha së bashku në një varg
dhe mbajë drejtë
në planetin e kohërave
pusho poet, pusho i vërtetë
ne po vazhdojmë se ëndërruari.
Guri që mbanë planetin e fjalës
për Azem Shkrelin.
Për sot e pata lënë
me shkua të kroi i ëndrrës
ujë me i pru etjes,
Lirinë m’ia rritë imagjinatës
deri sa të mundem të imagjinoj
mirë e më mirë
për dashuritë e këtij vendi
kohë dramatike
janë ditët tona në këto skena jete,
për fat, m’u kujtuan
mendimi, shkronja e fjala
poeti që e di një fjalë prej guri
dhe kurë e ke një fjalë të tillë
mundesh me ua thye drynin
tanë heshtjeve,
me i bë të flasin krejt
të pagojët
thjeshtë m’u kuptua lojët e jetës,
se jeta ka shumë lojë.
Nëse një ditë
kam mundur ta duroj
motin e ligë të një hidhërimi,
shkuarjen e një poeti
ku s’kthehet më
Atdheun sot e kam
një atdhe të çuditshëm pa shpresa
pa parashikime të mëdha
dhe shpesh përpiqem ti mashtroj
skeptikët,
së bëhet mirë, liria ka nis
m’u kthye mbarë
në fakt
me të gjithë disi ja bëjë,
pos me vetën
më ka qëlluar një vetvete
kryeneçe
as s’bindet
as s’dorëzohet
kjo vetja ime sipas qejfit të te tjerëve.
Karvanit të Bardhë
po i sillen përreth do zezona
lumi ti poet
me vakt more dhimbjet e Arbërisë
e shkove
nuk na hidhërove
as nuk të hidhëruam
sot lirinë ta stërkeqem
vendin po ta mallkojmë
o sa mirë që nuk na sheh,
nuk na dëgjon te të shajmë,
as hatri nuk do të ngelet
nuk na hidhërohesh kurrë ma.
Mos të paftë syri i keq
i Evës
sa bukur kapërceve ujin e madh,
pa u lagur
dole në at anë
i pastër, i pa pikë njolle, kthjelltë
si loti,
ashtu si shkrelët tu, në maje të kujtesës.
Dyl Mehmetin
po ta gjykojnë, po ta padisin edhe Gjergjin
edhe Nënë Terezën
o Azem Shkreli,
a kësaj lirie i pate shkruar ti a;
Rri atje në qiell, ku je
me urtakët tu:
Aliun, Dinin, Ibrahimin
Bajramin, Fehmiun, Latif Berishen,
Pashkun dhe profesor Antonin,
këndej nuk po flitet mire
për të nesërmen e një zhgjëndrre.
Tani që je bërë vet Guri i madh i fjalës
mbaje mbi supe
edhe një mijë vjet
kuptimin e kremtes së harruar
lirinë tënde të idealizuar,
lidhi, të gjitha së bashku në një varg
dhe mbajë drejtë
në planetin e kohërave
pusho poet, pusho i vërtetë
ne po vazhdojmë se ëndërruari.
Bruksel Shtator 2014
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Nuk Dilet Në Një Kohë Tjetër
- Mbaje Veten Në Kohë
- Të Jesh Njeri
- Mjafton Që Jam Diku
- Dilë Prej Vetës, Emigro
- Nga E Ka Origjinën Dashuria
- Pas Çdo Gjëje Mbaje Mend Harresën
- U Ula Në Fund Të Vetëvetës
- Nuk Është Larg Secila Largësi
- Vitet I Bart Me Shpinë
- Po Të Pres
- Atdheu Im Ka Një Zakon Të Keq
- Do Të Të Them Diçka
- U Ula Në Fillim Të Vetëvetës
- Loja E Paluajtur
- Në Shtëpinë E Shpirtit
Komente 0