Jeton Kelmendi
Jeta Në Harrim
Më shpërfill qëllimshëm
jeta n’Atdhe
duke u ngjitur përpjetë
viteve të mia, në liri,
egërsisht, harrimi më mbështjellë
arratiset e vërteta
bëhem dritë e shkymbur në ballin
tim,
në sytë e kohës së tjetër-kujt
jetoj në harrim
herët, më e dukshme ishte dita
gjurmëve të mia thoshte ankimi
me vakt i përcolla shpresat
i përzura iluzionet
të gjitha mendimet
që banojnë në mua
me kujdes
i palova në një skaj të kohës
me i rilexua
pasi të ketë shkuar harrimi
e jeta pasi të jetë kthye
në kuptim.
jeta n’Atdhe
duke u ngjitur përpjetë
viteve të mia, në liri,
egërsisht, harrimi më mbështjellë
arratiset e vërteta
bëhem dritë e shkymbur në ballin
tim,
në sytë e kohës së tjetër-kujt
jetoj në harrim
herët, më e dukshme ishte dita
gjurmëve të mia thoshte ankimi
me vakt i përcolla shpresat
i përzura iluzionet
të gjitha mendimet
që banojnë në mua
me kujdes
i palova në një skaj të kohës
me i rilexua
pasi të ketë shkuar harrimi
e jeta pasi të jetë kthye
në kuptim.
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Kështu Deshi Ajo Një Natë
- Prejardhja E Guximit
- Më E Vështirë Jeta Në Luftë Apo Në Pandemi
- Si Të Dukem Më Ndryshe
- Një Mendim I Guximshëm
- Para (Shikim)
- Jetojmë Në Parashikime
- Në Ketë Vend Vetëm 90 Minuta Liri I Ke
- Trokitën Në Hyrje Daljet
- Gjithëçka Amulli
- Nga Brendia E Jashtes
- Pafundësisht Shtrihet Në Kohë Jeta
- U Ula Në Fund Të Vetëvetës
- Porosia Ime
- Në Cilin Stacion Zbret Fati
- Shoqëria Në Kohë Pandemie
Komente 0