Jeton Kelmendi
Gjithëçka Amulli
Më bëhet se po kthehem
prej vendeve të largëta, rrugëve të gjata
mbase prej këngëve lirike, prej miteve
në realitet
prej kohërave të lashta
po ku po shkoj, se
vendi i ngushtë, nuk e zë
gjithë at të shkuar
gjithë at rrugëtim kohërash
sa herë nisem të vij, vjen këtu
madhështia e jetesës, s’ma zë vogëlsinë e veprimit
herë më tepron esenca
herë nuk më mjafton periferia
në lagjen e përjetimeve
e mundshmja dhe e pamundshmja banojnë
bashkë
të miat, tuat kohë, të askujt
nuk janë kujtimet
që shkojnë e bëhen harrim i egër
krejt
më duket sikur po flas me heshtjen
apo, po hesht me fjalën
kur nata bie mbi pritje,
më shfaqet ëndrra ngjyrë purpurt,
e këto ëndrra janë shenjë e mirë
thonë :
kumti ka me pas kuptim sivjet
Sipas poleve veri-jug,
lindje-perëndim
orientohen ardhjet
rrugëtimit tim në ketë tekst, poezi,
kthjellohet dukshmëria e të kuptuarit
dhe nis praktimin teoria
në ritet e besimit në kohë
këtij besimi i përkas Unë
por m’u desh ta lë vetën në gjysmë
të udhës
të vij deri këtu.
prej vendeve të largëta, rrugëve të gjata
mbase prej këngëve lirike, prej miteve
në realitet
prej kohërave të lashta
po ku po shkoj, se
vendi i ngushtë, nuk e zë
gjithë at të shkuar
gjithë at rrugëtim kohërash
sa herë nisem të vij, vjen këtu
madhështia e jetesës, s’ma zë vogëlsinë e veprimit
herë më tepron esenca
herë nuk më mjafton periferia
në lagjen e përjetimeve
e mundshmja dhe e pamundshmja banojnë
bashkë
të miat, tuat kohë, të askujt
nuk janë kujtimet
që shkojnë e bëhen harrim i egër
krejt
më duket sikur po flas me heshtjen
apo, po hesht me fjalën
kur nata bie mbi pritje,
më shfaqet ëndrra ngjyrë purpurt,
e këto ëndrra janë shenjë e mirë
thonë :
kumti ka me pas kuptim sivjet
Sipas poleve veri-jug,
lindje-perëndim
orientohen ardhjet
rrugëtimit tim në ketë tekst, poezi,
kthjellohet dukshmëria e të kuptuarit
dhe nis praktimin teoria
në ritet e besimit në kohë
këtij besimi i përkas Unë
por m’u desh ta lë vetën në gjysmë
të udhës
të vij deri këtu.
Pragë, Çeki shtator 2016
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Nuk Dilet Në Një Kohë Tjetër
- Mbaje Veten Në Kohë
- Dilë Prej Vetës, Emigro
- Mjafton Që Jam Diku
- Të Jesh Njeri
- Nga E Ka Origjinën Dashuria
- Pas Çdo Gjëje Mbaje Mend Harresën
- U Ula Në Fund Të Vetëvetës
- Nuk Është Larg Secila Largësi
- Vitet I Bart Me Shpinë
- Guxo Të Jesh Trim
- Atdheu Im Ka Një Zakon Të Keq
- U Ula Në Fillim Të Vetëvetës
- Portret Liriku Në Lirinë E Tij
- Në Shtëpinë E Shpirtit
- Loja E Paluajtur
Komente 0