>
LETERSISHQIP
Jeton Kelmendi

Porosia Ime

Testament për Noidin
Njeriut që nuk ia hap sytë
koha, mos i beso
edhe nëse
nëpër kohen e tij kalon.

Rri drejt para të sotmes
në do të kesh një të ardhme
të mirë
kjo është rruga e duhur
nëse mund ta mbash.

Në besimin është bulevardi më i madh
i Botës së vogël,
të zvogëluar prej madhështisë së kohës
me qëllimin në cak
shko para vetvetes,
do të mbërrish me kohë

Sipas teorisë së Bing Bangut, leri, ose merri
me vete, gjurmët e ardhjeve
që shkojnë përtej jetës
e vërteta sa shkon e bëhet më e vërtet,
si hapi pas hapave të ecjes,
edhe ti shko pas guximit, mëso
jeta është mësim.
kuptoje.

Edhe kuraja kërkon përkushtim
përkushtoju vetës si pranvera luleve,
të jetuarit dinjitetshëm
nuk është vetëm nevojë, është detyrim
në do të kuptosh se ke jetuar.

Jeta është lexuesi më i mire i ngjarjeve,
që i shkruan kuptimi
është mirë ta lexosh vetën,
para se t’i shkruash ndodhitë që presin
të kapërcejnë ditët dhe netët
e gjata, kur rrugëton jeta.

Rri drejtë para të sotmes,
që nesër ta shikosh vetën drejt në sy.
Witten, Gjermani me 20 shkurt 2020