Jeton Kelmendi
Jetojmë Në Parashikime
Diku në një vend
ku as hapësira aq e madhe
s’ma zë shikimin
e vogël
përtej të mundshmes
ku jetojnë pamundësitë
banon një parashikim
derisa të parashikojmë një vend
tjetër
planifikime banimesh të ndryshme
secili me parashikimin e vet
unë parashikimin tënd
jeta që më dha emër, më dha edhe ty
ky parashikim i ka rrënjët në kaos
në pamundësi me banua në jetë
normale, në horizontin tënd
dashuri
në ty që flet me heshtje
në mua që shkruaj për ty
sekush banon ku ka mundësinë
unë dhe ti në parashikime
herë në një varg, herë
në një tjetër
të poezisë së shkruar enkas për ne
ditët banojnë në dëshira
netët në dashuri
ushqehemi me ëndrra
etjen
e shuajmë me qumësht Zanave
dhe bëhemi mite
kur bëjmë gjumë
mbulohemi me shpresa
për tu mbajtur nxehtë
kur zgjohemi
zgjohemi me nga një palë
sy dite,
ta shohim më mirë
vetën tonë kolektive
kështu
duhemi, urrehemi dhe
serish duhemi
ta vazhdojmë jetën në parashikime
Hëna zbret terrin
e udhëve,
udhët, vetëm shkojnë,
ne vijmë
ta marrim vetën me vete
është mirë, kur të ndalemi
na përcjellin kujtimet,
na presin ardhjet
në parashikime të pres, në pritje,
në dëshira
jeta vazhdo tutje,
ndërsa
ishull i banuar është ky parashikimi
Im i ri?
Më shumë se njëqind mendime
i kam për ty, për veten
shkresa e sotme,
mi lejo edhe disa fjalë:
Dashuri, Atdhe, Njeri,
prej sot
kemi hy në shtëpi të re, Poezi.
Banoni këtu mbi mua,
se unë jam pika,
në fund të fjalisë.
ku as hapësira aq e madhe
s’ma zë shikimin
e vogël
përtej të mundshmes
ku jetojnë pamundësitë
banon një parashikim
derisa të parashikojmë një vend
tjetër
planifikime banimesh të ndryshme
secili me parashikimin e vet
unë parashikimin tënd
jeta që më dha emër, më dha edhe ty
ky parashikim i ka rrënjët në kaos
në pamundësi me banua në jetë
normale, në horizontin tënd
dashuri
në ty që flet me heshtje
në mua që shkruaj për ty
sekush banon ku ka mundësinë
unë dhe ti në parashikime
herë në një varg, herë
në një tjetër
të poezisë së shkruar enkas për ne
ditët banojnë në dëshira
netët në dashuri
ushqehemi me ëndrra
etjen
e shuajmë me qumësht Zanave
dhe bëhemi mite
kur bëjmë gjumë
mbulohemi me shpresa
për tu mbajtur nxehtë
kur zgjohemi
zgjohemi me nga një palë
sy dite,
ta shohim më mirë
vetën tonë kolektive
kështu
duhemi, urrehemi dhe
serish duhemi
ta vazhdojmë jetën në parashikime
Hëna zbret terrin
e udhëve,
udhët, vetëm shkojnë,
ne vijmë
ta marrim vetën me vete
është mirë, kur të ndalemi
na përcjellin kujtimet,
na presin ardhjet
në parashikime të pres, në pritje,
në dëshira
jeta vazhdo tutje,
ndërsa
ishull i banuar është ky parashikimi
Im i ri?
Më shumë se njëqind mendime
i kam për ty, për veten
shkresa e sotme,
mi lejo edhe disa fjalë:
Dashuri, Atdhe, Njeri,
prej sot
kemi hy në shtëpi të re, Poezi.
Banoni këtu mbi mua,
se unë jam pika,
në fund të fjalisë.
Prishtinë 17 Prill 2020
Më shumë nga Jeton Kelmendi
- Nuk Dilet Në Një Kohë Tjetër
- Mbaje Veten Në Kohë
- Dilë Prej Vetës, Emigro
- Mjafton Që Jam Diku
- Të Jesh Njeri
- Nga E Ka Origjinën Dashuria
- Pas Çdo Gjëje Mbaje Mend Harresën
- U Ula Në Fund Të Vetëvetës
- Nuk Është Larg Secila Largësi
- Vitet I Bart Me Shpinë
- Guxo Të Jesh Trim
- Atdheu Im Ka Një Zakon Të Keq
- U Ula Në Fillim Të Vetëvetës
- Portret Liriku Në Lirinë E Tij
- Në Shtëpinë E Shpirtit
- Loja E Paluajtur
Komente 0