>
LETERSISHQIP
Jorgo Telo

Fasada

Sepse më ftoh kjo nxehtësia jote,
Sepse më zbeh ky zbukurimi yt...,
Sepse më tremb me fjalët dashurore,
Sepse më djeg, tek më hedh dy syt'..

Dicka tjetër duhet të ndodhte.
Me joshjet, më fsheh të vërtetën...
Mes buzëve diçka të lexohet -
Diçka si tradhëti e freskët