Jorgo Telo
Zogu I Fjalës
Shoh në pezul të buzës sate
Kështu siç jam ënderrimtar
Dhe dalloj zogthin e një fjale -
Flatraqëndisur me ar...
Zogu -portjer i fjalës sate
Përshpejton flatrat si ai.
E të ndez kujtime të hershme...
Mallin e të parës dashuri...
Zogu -portjer i fjalës sate
Pse sytë -prush t'i shkëndijon ?
Ta grisi cipëzën flurore
Që mallin e hershëm mbulon.
Hej, mos e stërmundo Zemrën,
O zogu i fjalës gushëargjendë!
Mos ja risill asaj mallin!...
A nuk po sheh, që është nënë ?!...
Kështu siç jam ënderrimtar
Dhe dalloj zogthin e një fjale -
Flatraqëndisur me ar...
Zogu -portjer i fjalës sate
Përshpejton flatrat si ai.
E të ndez kujtime të hershme...
Mallin e të parës dashuri...
Zogu -portjer i fjalës sate
Pse sytë -prush t'i shkëndijon ?
Ta grisi cipëzën flurore
Që mallin e hershëm mbulon.
Hej, mos e stërmundo Zemrën,
O zogu i fjalës gushëargjendë!
Mos ja risill asaj mallin!...
A nuk po sheh, që është nënë ?!...
Komente 0