>
LETERSISHQIP
Jorgo Telo

Reflektim?

Thonë se mashtrimi
kapërdihet papërtypur
veç herën e parë…
E fajtor mbetet
ì ligu mashtrimtar.
Herën e dytë
të ngec në fyt
e të mbyt.
Këtë herë fajtor
mbetesh ti.
Si kishe sytë në ballë?!