>
LETERSISHQIP

Tinëz

Ndodh që dashuritë
tallaziten gjatë vozitjes.
Bien në delir.
Mandej ì rrok plogështia.
Një ì tretë…
Tinëz bën sehir.
Tinëz hedh farëzat tradhtia.