Jorgo Telo
Trokas
Duke ecur ngadalë
me këmbët që s’duan të dorëzohen
mbi shkopin e sajuar prej druri
gati hepohem
nëpër rrugë troks.
E ndiej trokitjen e tij
thellë në shpirt.
Një ngulmin
për t’u çelur dyert shpresave…
Trokas me të në kupën e qiellit,
t’u fal hapësirë ëndrrave.
Dashurive t’u jap hapësirë.
Trokas në dyert e Parlamentit,
për ta shkundur nga dremitja.
Trokas në zemrat e njerëzve,
për t’ì mbrapsur nga ikja…
Trokas, trokas…
Rrallëkush më përgjigjet.
Trokas…
Por… nuk vras.
me këmbët që s’duan të dorëzohen
mbi shkopin e sajuar prej druri
gati hepohem
nëpër rrugë troks.
E ndiej trokitjen e tij
thellë në shpirt.
Një ngulmin
për t’u çelur dyert shpresave…
Trokas me të në kupën e qiellit,
t’u fal hapësirë ëndrrave.
Dashurive t’u jap hapësirë.
Trokas në dyert e Parlamentit,
për ta shkundur nga dremitja.
Trokas në zemrat e njerëzve,
për t’ì mbrapsur nga ikja…
Trokas, trokas…
Rrallëkush më përgjigjet.
Trokas…
Por… nuk vras.
Komente 0