>
LETERSISHQIP

Dashuria

Poshtë kësaj nate të verdhëme
si fluskë sapuni në ajër
je veç një lot i ngrysur që nuk shihet
ti po qan por lotët nuk janë më
ti po shkruan, por fjalët nuk bëjnë zë
ti po ecën po koha dot nuk të thërret
ka ditë dhe netë që s’të kam kujtuar,
dritat e tua po më ngjasojnë me hije
e ti jo larg,
por shumë larg më je zhdukur
nëpër shpella të lashta je mësuar të fshihesh,
aq sa njerëzit të kanë harruar,
duke i parë në paturpësi që si shohin
kur ti i njeh duke thurur vepra lavdi,
dhe asgjë në këtë botë s’të ka prekur me duar,
në historinë tënde sa e sa rrena të janë mveshur
asnjë fjalë mbrapsht se ke kthyer,
dhe përseri ke qëndruar e palëkundur
si bukuritë e majave që nuk kthehen,
e unë pse jo pak…,
s’mund të të ëndërroj më tepër
se për të lënduar nuk kam mundur,
veç dashurinë s’po mund ta hedhi në letër,
se edhe ajo e tretur diku po vuan
kushedi sesa vargje për të janë shkruar
dhe ti po e lë nën pluhurin e harresës
posi fruti i mbramë që jep bima,
atë që dikur e doje më tepër si një gjë që nuk bie e s’fiket,
e ajo po ikën fort e mërzitur
se më të çdo pikëllim ka mbaruar