>
LETERSISHQIP
Kadri Mehmeti

Si Ta Zë Mendjen Që Udhëton

Çdo gjë që kam! Për atë që jam. Për këtë që e ndjej.
Dhe do ta them, por si t'ia dalë.
Me si ta di, me si ta mas.
Me si ta zë. Se ky është gjaku, trolli im i pashkelur.
Fantazma.

Ooo ju që më dilni përpara si mumie e thërrisni emrin tim.
E ku jam unë? E ku jeni ju!
Ooo ju kufoma të kalbuara që vini në shtëpinë time.
E hani aty ku sofra s'mbushet.
E ecni aty ku agu s'shtrohet.
Flisni rrugëve me të pabesët.
Pini verë në vatra të sosura.
Të mbani mend; Toka juaj është imja!
Me mishin tuaj, me ashtin tuaj.
Me ç'përfytyrë do vërsulet shpirti im.
Meqë ndaloj në flakërim! Si ta honeps këtë udhakim?

E zemra ime rreh më shpejt. Këtë ma tha kur vetë i fola.
Në orë rëre, në vajguri. Mish u bëra, mish me thanë.
Ai qiriu që zhytet në det. Unë i thashë kur në breg e nxora.
Llampa ime që e thyer, kur bërtisja në rremet.
Për një punë të pa kryer.
Por si bir, po sikur mbret. Një litar në barkë e hodha!
Atë që përbrenda më përflet.
Me si ta di, me si ta mas. Në një hartë pa atlas.
Në një rrjetë në një mur, ku vetë isha Minotaur.

Mijëra koka më shumëzohen në hark.
Sot më kërkohet të zaptoj veten, ta kuptoj krimin.
Tash, që kumtoj dhe e pranoj me zili. Dhe e shoh veten më mirë se ju.
Grushtet e huaja më mbrojnë nga e keqja.
Duart që nuk ngriten më godasin. Karremi im është fyti.

Pra, unë që zgjas sytë nga vetja ime
Dhe përqafimi im lëngon pashamngëshmërisht
larg nga portat e të ndjekureve si unë
larg e me larg nga stuhia që unë i jap dritës së errët errësirës që ndriçon!
Me çka do të vuaj?
Në ç'shtrat do të vdes!?
Tani, që s'mohoj asnjë fakt rreth vetes.
Dhe si t'ia them! Me zërin tim.
Shprehja ime kokëboshe më rrëshqet. Më thërret! Në ajgetim.
Dhe si ta sheshoj, nga ç'më ngjet. Me këtë që kam.
Si ta zë mendjen që udhëton!
Që edhe ajo një ditë do të vdes.
29.04.2017